Pages

Barcoleta dhe Humor

Barcoleta

By: Unknown On: 8:50 AM




Lajmi i keq

Mjeku: Kam lajme të këqija dhe lajme të mira. Cilat t’i them të parat?
Pacienti: Mi thuaj të këqijat.
Mjeku: Ke AIDS dhe kancer të prostatës.
Pacienti: E të mirat?
Mjeku: Lajmi i mirë është se pos tyre nuk ka lajme tjera të këqija...



Jetë e lumtur

-Kam dëgjuar se këta fqinjët e tu po jetojnë si dy pëllumba të dashuruar! – i thotë shoqja-shoqes.
-E vërtetë. Herë del njëri nga dritarja, e herë tjetra...



Dënimi prej një mijë eurosh

E ndal polici një shofer dhe ia shqipton dënimin prej 1.000 eurosh për tejkalim shpejtësie.
- Më trego sa kam qenë duke vozitur që e meritoj këtë dënim? – pyet vozitësi.
- Nuk e di, por ke qenë shumë shpejt, aq sa ma ke prishur radarin dhe radari kushton 1.000 euro..



Rrobat e punës

Hyn një i ri me shpejtësi në barnatore.
Një kondom...
-Zotëri, duhet të kërkoni në mënyrë më të kulturuar me fjalë tjera – i thotë shitësja.
-Më falni, më jepni një palë rroba pune për këtë zotërinë poshtë....



Kur Prindri se din pergjigjen

Djali: Babi, a më ndihmon në matematikë.
Babai: Po, bir. Tregoma detyrën.
Djali: Artani ka blerë 15 l lëngje për ditëlindje, 5 l i kanë pirë shokët e tij, ndërsa 2 l prindërit. Sa litra lëngje kanë mbetur nëse gjyshja e ka pirë 1 l?
Babai: Si e pati emrin ai djali?

0 comments:

Post a Comment